Arsimi falas në Kosovë, zv. ministri: Paratë do të kompensohen nga buxheti i shtetit
Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci sqaroi për Euronews Albania se tarifat për studimet Bachelor dhe Master do t’u kompensohen universiteteve nga buxheti i shtetit.
“Ne kemi bërë një përllogaritje se këto të ardhura do bëjnë diku rreth 1.7 mln euro nuk është një shumë e madhe për buxhetin e shtetit dhe do t’ju kompensohen universiteteve nga buxheti i shtetit”, u shpreh ai, teksa komentoi vendimin për arsimin falas në Kosovë.
Z.Pupovci theksoi se vendimi për faljen e tarifave do të zbatohet për të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master pavarësisht në cilin vit janë.
Por, z. Pupovci nënvizoi se nga ky vendim i qeverisë nuk përfitojnë ata studentë që përsëritin vitin.
Ai shtoi se nuk ka tarifë regjistrimi për studentët, por ka tarifa administrative.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta