Çfarë është ‘reciprociteti për targat’ aplikuar sot nga Kosova?

20 Shtator 2021 | 13:57

“Reciprociteti për targat” vendosur së fundmi nga qeveria e Albin Kurtit për automjetet serbe që hyjnë në Kosovë ka trazuar politikën me Serbinë.

Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, ndërsa kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti “kërcënim të drejtpërdrejtë për ta”. Rakiç kërkoi që për këtë çështje të reagojë dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Përballë kësaj situate BE ka kërkuar përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.

Por çfarë është “reciprociteti për targat” dhe ku e ka zanafillën. Euronews Albania sjell më poshtë një shpjegim të shkurtër të kontekstit.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë nuk njeh as targat e saj që kanë si akronim RKS (Republika e Kosovës).

Për disa vite Serbia ka nxjerrë një numër të madh targash për serbët e Kosovës, të cilat kanë pasur vetëm akronimet e qyteteve. Këto targa janë konsideruar të paligjshme nga Kosova.

Çështje u vu në diskutim në vitin 2011 kur nisi në Bruksel dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Palët arritën marrëveshje që automjetet e Kosovës të qarkullonin me targa të përkohshme në Serbi dhe ato të Serbisë të qarkullonin me targa të mbuluara nga simbolet shtetërore në Kosovë.

Sipas marrëveshjes (Pika 16, kliko këtu), Kosova e ka pasur të drejtën që ta vendosë “përkohësisht” detyrimin për targa të përkohshme për automjetet serbe, por “pas konsultimeve me BE-në”.

Nuk është e qartë nëse Kurti ka pasur konsultime me BE-në për vendimin e marrë, mirëpo ai thekson se ka vijuar të zbatojë të njëjtën marrëveshje.

Serbia për targat kosovare:

  • Automjetet e regjistruara në Kosovë lejohen të qarkullojnë në Serbi vetëm me targa të përkohshme të Serbisë (me akronimin KS)
  • Targat e përkohshme kuhstojnë 3.5 euro (420 dinar) dhe vlejnë 60 ditë
  • Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Kosova për targat serbe:

  • Automjetet e regjistruara në Serbi lejohen të qarkullojnë në Kosovë vetëm me targa të përkohshme të Republikës Kosovës (me akronimin RKS)
  • Targat e përkohshme kushtojnë 5 euro dhe vlejnë 60 ditë
  • Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Në Kosovë opozita ka ngritur shqetësimin se në këtë mënyrë po penalizohen edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026