‘Reciprociteti për targat’ mund të shkundë politikën mes Kosovës dhe Serbisë, thotë gazetari
Gazetari Franko Egro është i mendimit se nisma për “reciprocitetin e targave” ndërmarrë nga Albin Kurti në Kosovë mund t’i japë tjetër dimension dialogut me Serbinë.
Në një diskutim në Euronews Albania, Egro tha se nuk ishte i befasuar nga vendimi i Kurtit për të vendosur detyrimin e targave të përkohshme për automjetet serbe që kalojnë në Kosovë. Ai tha se kjo gjë pritej duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëparshme.
“Jemi në një moment që Kryeministrit Kurti po bën në kuadër të qasjes së tij të re dhe të ndryshme nga pasardhësit e tij po bën në dialogun Kosovë-Serbi,” – vuri në dukje gazetari Egro.
Sipas Egros kjo lëvizje e Kurtit pritet ta shkundë situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë për sa i përket dialogut ku Prishtina kërkon që të futet në bisedime me pozita të barabarta.
Egro nuk e anashkaloi faktin se kjo lëvizje të jetë bërë për efekt politik pasi Kosova ka përpara zgjedhjet lokale. Përkundrazi ai e justifikoi duke thënë se si parti politike është e pritshme që të shfrytëzohen të gjitha aspektet e mundshme.
Gjatë analizës së tij, gazetari Egro e konsideroi me “qasje të mefshtë” drejtimin e BE-së për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta