SHÇBA parandalon një sulm kibernetik

20 Shtator 2021 | 20:43

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA) bën me dije se ka parandaluar një sulmi kibernetik.

Ky institucion thekson se specialistët e sektorit të teknologjisë kanë arritur të parandalojnë në kohë sulmin e synuar ndaj serverit qendror. Sipas SHÇBA, nuk është cenuar asnjë informacion, pavarësisht tentativës.

“Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit”, thuhet në njoftim.

Specialistët e IT-së kanë nisur punën për të rritur sigiurinë në të gjithë sistemin e SHÇBA-së.

“Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”, thuhet më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026