Turqia zyrtarizon gjermanin Stefan Kuntz si trajner të përfaqësueses

21 Shtator 2021 | 13:20

Përfaqësuesja e futbollit të Turqisë ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Stefan Kuntz.

Kuntz, 58 vjeç do të zëvendësojë Senol Gynesh, i cili u largua pas humbjes 6-1 me Holandën në kualifikueset për në botërorin “Katar 2022”.

Kuntz ka qenë trajner i kombëtares së 21-vjeçarëve të Gjermanisë. Ish-sulmuesi i Gjermanisë ishte mjaft i suksesshëm nën drejtimin e të rinjve duke fituar titullin kampion Evrope në vitet 2017 dhe 2021.

Trajneri gjerman do të debutojë me Turqinë në datën 8 tetor ndaj Norvegjisë, sfidë kjo tejet delikate pasi vlen shumë për kualifikimin në botëror.

Turqia e cila ka 11 pikë, është në Grupin G me Holandën (13 pikë), Norvegjinë (13 pikë), Malin e Zi (8 pikë), Letoninë (5 pikë) dhe Gjibraltarin (0 pikë).

Nga grupet kualifikohet direkt vendi i parë, ndërsa vendi i dytë kalon në fazën e dytë eliminatore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026