Lëkundje tërmeti në Tiranë

21 Shtator 2021 | 16:08

Në orën 16:04 minuta një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter tronditi zonën e Tiranës, sipas faqes EMSC, të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë.

Pak ditë më parë një seri tërmetesh me epiqendër Malësinë e Madhe tronditën veriun e Shqipërisë me magnitudë që varioi deri në 4.2 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti pati si epiqendër Burrelin dhe ishte i një thellësie prej 11 kilometrash.

Lëkundjet e tërmetit të sotëm në fakt përkojnë me ato të dy viteve më parë pasi më 21 shtator 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit sipas IGJEUM,  ku lëkundjet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter plagosën dhjetëra qytetarë dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale në zonën e Shqipërisë së mesme.

 

Lajmi në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026