Yuri Kim flet për personat “non grata” nga Uashingtoni: Jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit

21 Shtator 2021 | 22:54

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila gjendet në Uashington ka dhënë një mesazh për politikën në Tiranë.

Znj. Kim thotë se po koordinon hapat e ardhshme për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ambasadorja shprehet se SHBA e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit duke iu referuar listës së DASH për personat “non grata” për korrupsion.

“Shumë e qartë, ne jemi seriozë për korrupsionin, përfshirë ligjin 7031(c). Do të mbështesim Shqipërinë, e cila është më demokratike, më e fortë dhe më e sukseshme”, shkruan znj. Kim.

“SHBA ka qenë me Shqipërinë për të paktën 30 vjet dhe do të jetë me ju edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më shumë”, përfundon ambasadorja amerikane.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shoqëruar Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë vizitës së tyre në Nju-Jork ku morën pjesë në punimet e OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026