Osmani takon sekretarin e NATO-s: Kosova ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes

22 Shtator 2021 | 10:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat ndodhen në SHBA në Asamblenë e OKB, janë takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zhvillimet në Kosovë dhe dialogu me Serbinë kanë qenë në qendër të bisedës.

Presidentja Osmani është shprehur se “Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë’.

Javën e fundit janë  shtuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të Albin Kurtit për reciprocitetin me targat.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të zhvilluar dje në Beograd, presidenti Vuçiç tha se u diskutua situata pas “aksionit kriminal të Prishtinës”, ndërsa siguroi se do të ruajnë paqen dhe stabilitetin për serbët në Kosovë.

Presidenti serb shtoi se ka refuzuar propozimin për të bërë një zgjidhje kompromisi.

Ndërkohë pak orë më vonë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi përmes një postimi në Twitter deklaroi se ishte i shqetësuar nga situata e tensionuar dhe bëri thirrje që dy vendet të ruanin qetësinë.

Ndërsa vetë Kurti e ka quajtur këtë vendim të imponuar nga Serbia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026