Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-COVID

22 Shtator 2021 | 12:08

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi sot se situata e pandemisë në Shqipëri paraqitet momentalisht e qëndryeshme. Për këtë Komiteti vendosi të mos i ndryshojë masat kufizuese.

Kështu mbeten në fuqi masat:

  • ora policore 23:00/06:00
  • përdorimi i maskave në mjediset e mbyllura e transport publik
  • ndalimi i grumbullimeve të njerëzve me mbi 50 persona
  • vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore
  • hyrjet e të huajve në Shqipëri vetëm përmes certifikatës së vaksinës, testit negativ, ose provës se është kaluar infeksion COVID-19 gjatë 6 muajve të fundit
  • ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumente duhet të vihen në karantinë për 10 ditë

Gjatë konferencës për shtyp drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se aktualisht 33% e popullsisë është vaksinuar me dy injeksione për COVID-19.

Shqipëria ka administruar 1,651,288 vaksina, prej të cilave ka mundur të vaksinojë me dy doza 732,197 persona.

Mjeku Dhimitër Kraja pranoi se ka pasur raste të vdekjeve ndër personat e vaksinuar me dy doza, por ai theksoi se ato mbeten shumë të rralla. Kraja tha se nga të dhënat e spitaleve publike, kanë rezultuar në fatalitete vetëm 0.0006% e të vaksinuarve.

Ai tha se rastet e këtyre vdekjeve janë shënuar kryesisht te personat me sëmundje të tjera, që kanë pasur si faktorë ndikues edhe moshën.

Ditën e martë Akademia e Shkencave rekomandoi që autoritetet të shtojnë me së paku 500 mijë persona të tjerë numrin e të vaksinuarve në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës. Pjesë e rekomandimit ishte edhe vaksinimi i fëmijëve.

Por zëvendësministrja Mira Rakacolli theksoi se vendimi për vaksinat jepet nga Komiteti i Vaksinave që është një Komitet permanent pranë ministrisë së Shëndetësisë.

“Vaksinimi i fëmijëve po bëhet në disa vende të botës, por jo në të gjitha, pasi si gjitha, pasi siç ka argumente për ta bërë, ka edhe argumente për të mos e bërë, janë vendime të kujdesshme që duhen marrë nga ekspertët e kësaj fushe,” – tha Rakacolli.

“Studimi bazohej në gjetjen e antitrupave, dhe ky konkluzion nuk ka dalë nga ky studim, është vetëm rekomandim,” – vijoi zëvendësministrja për rekomandimin e Akademisë së Shkencave për të vaksinuar edhe fëmijët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026