2 vite burg ish-kryeprokurorit Llalla, mbetet në fuqi vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Llalla qe shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.
Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës, të cilat priten t’i kalojnë në pronësi të shtetit.
Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa sipas vendimit ish-zyrtari i lartë duhet të shkojë në qeli.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj, tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se ata do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për rekurs.
Hazizaj tha se nuk kishte informacion se ku ndodhej aktualisht Llalla, por tha se ai është në regjim spitalor nga një sëmundje “e pa-rikuperueshme”.
Avokati nuk sqaroi nëse ai ndodhet i shtruar në një spital në Shqipëri apo jashtë shtetit, ndërkohë që nga Gjykata e Posaçme e Apelit nuk është specifikuar se në cilin burg do të duhet ta shlyejë ai dënimin.
Llalla bëhet i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA. Atij dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, ish-kryeprokurori dyshohet të mos ketë deklaruar pasuri në tre episode.
Më konkretisht ai ka fshehur një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, për lindjen e djalit të tij. Episodi tjetër është një shumë për ndërtimin e një banese, ndërsa episodi i tretë ka të bëjë me disa shpenzime të kryera në Gjermani, për shkollimin e vajzës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta