Arrestimi i Llallës, juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore
Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.
Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.
Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.
Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.
“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.
Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.
Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta