Dënimi me 2 vjet burg i ish-kryeprokurorit Llalla, reagon ambasadorja Yuri Kim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit që dënoi me 2 vjet burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Përmes një postimi në Twitter ambasadorja Kim shprehet se është një lajm i mirë të shohësh se si drejtësia po vepron ndaj zyrtarëve të korruptuar.
“Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja e SHBA.
DASH e ka shpallur ‘non grata’ ish-kryeprokurorin Llalla duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Llalla qe shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.
Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës, të cilat priten t’i kalojnë në pronësi të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta