Avokati Visha thirrje Llallës: Vetë na i mësove peshqit e mëdhenj, dil dhe trego kush janë

22 Shtator 2021 | 19:22

Avokati Saimir Visha i bëri thirrje ish-kryeprokurorit që të dalë e të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj për të cilët, kur ishte në detyrë thënë se kishte dosje që do të përmbysnin situatën në vend.

“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror. Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati.

Avokati tha se Llalla, si një ish-zyrtar i drejtësisë duhet të zbatojë vendimin e sotëm të gjykatës që ishte i formës së prerë dhe nëse fshihet është i vetëdijshëm se është fajtor.

Z. Visha tha për Euronews Albania se vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një moment historik, pasi vetë gjyqtarët e prokurorët treguan se reforma në drejtësi po funksionon teksa dënuan një ish-kryeprokuror.

Sipas tij, dënimi i një zyrtari të lartë do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia, por ndëshkimi duhet të jetë i njëjtë edhe për zyrtarë të lartë që janë në detyrë përfshi edhe ministra.

“Sot duhet duartrokitur një vendim, por problemi është se pandëshkueshmëria duhet të sundojë në çdo sferë. Duhet të presim që kambanat të bien edhe për ministrat e ish-ministra për të pasur respekt për reformën në drejtësi”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026