Mjeku italian: Qindra vdekje kanë ndodhur për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor parësor

5 Prill 2020 | 16:00

Mjeku Riccardo Munda i cili aktualisht punon si doktor në Selvino dhe Nembro, dy qyteza pranë Bergamos, tregon se shumica e pacientëve më vulnerabël duhet të ekzaminohen në shtëpi, përndryshe nuk mund të shpëtohen, pasi shumica e këtyre pacientëve mund të vuajnë nga demenca senile dhe ata nuk janë në gjendje të raportojnë simptomat e tyre. Për këtë arsye ai sugjeron që mjekët duhet të shkojnë në shtëpitë e tyre për të zbuluar simptomat e mundshme të sëmundjes .

“Sipas mendimit tim të përulur, qindra vdekje që kemi parë janë për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor parësor. Ajo që ndodhi është që mjekët filluan të vizitojnë këta pacientë pa masat e duhura mbrojtëse dhe u infektuan. Disa mjekë u vendosën në karantinë dhe vazhduan të punonin, mbase duke dhënë vetëm këshilla përmes telefonit sepse nuk kishte mjekë të disponueshëm për t’i zëvendësuar. Mjekët e tjerë u sëmurën, disa u tmerruan duke ditur që kolegët e tyre u sëmurën dhe vdiqën. Kështu ata nuk kryenin vizita sepse nuk kishin pajisjet e nevojshme mbrojtëse, pajisje që na janë siguruar nga agjencitë lokale të shëndetësisë në një mënyrë absolutisht të pamjaftueshme”, tregon ai.

Mjeku italian tregon se një pjesë e pacientëve i kanë marrë shërbimet mjekësore atëherë kur ishte tepër vonë për ta.

“Njerëzit mbetën në shtëpi pa ndihmë dhe u vizituan nga një mjek vetëm kur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua në një masë të tillë që ata kërkuan shtrimin në spital të menjëhershëm dhe kujdes intensiv. Sipas mendimit tim, shumica e këtyre njerëzve as nuk arrinin të shihnin mjekun kur kushtet e tyre u përkeqësuan sepse nuk ka mjekë në dispozicion. Nuk është vetëm problemi i mungesës së shtretërve në spitale, por edhe i punonjësve tw shëndetësisw, pra në thelb ka mungesë të mjekëve”, tregon Munda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026