SHBA i dhuron 100 mijë dollarë pajisje policisë shqiptare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar policisë shqiptare 100 mijë dollarë pajisje logjistike të cilat mund të lehtësojnë punën hetimore.
Këto pajisje të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm pritet t’i shërbejnë policisë në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe krime të tjera të këtij lloji.
Dorëzimi i këtyre pajisjeve të dhuruara i është bërë Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley.
Pas dhurimit Riley dhe Veliu kanë nënshkruar një memorandum ku listoheshin pajisjet e dhuruara.
Një ditë më parë një tjetër donacion iu dorëzua policisë. Policia Federale e Gjermanisë dhuroi 14 makina dhe 3 pajisje inteligjente hetimi për t’i ardhur në ndihmë palës shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta