Fermerët në Kosovë protestojnë me traktorë, kundërshtojnë subvencionimin e grurit

23 Shtator 2021 | 13:24

Qindra fermerë protestuan sot me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, për të kundërshtuar politikat e subvencionimit të grurit.

Fermerët kërkuan nga Ministria e Bujqësisë që kriteret e reja për subvencionimin të hynin në fuqi nga vitit i ardhshëm.

Kërkesë tjetër e tyre ishte bërja e një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë, Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës së bashku me bujqit tjerë.

Po kështu, fermerët shpresojnë që ministri i Bujqësisë, Faton Paci t’i ftojë në takim për të negociuar me ta.

Por, nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 27 shtator atëherë ata paralajmërojnë protestë më radikale, e cila do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026