Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vështirë të marrë azil politik, thotë juristi
Juristi Arbër Hoxha është i mendimit se ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka pak shanse të marrë azil politik në një vend të Bashkimit Evropian.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, juristi Hoxha tha se vendet e BE-së e konsiderojnë Shqipërinë një vend të sigurt.
“Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil politik janë thuajse zero, kështu që Llalla nuk besoj se do të provojë shanset e tij për të marrë azil politik, le ta shohim si do të ecë në dinamikë, por shanset që një ish-funksionar i lartë sidomos në të tilla rangje të marrë azil politik në një vend të BE-së, besoj se janë shumë të pakta,” – tha Hoxha.
Juristi tha se mundësitë e pakta për azil politik lidhen pikërisht me vendimin e formës së prerë që ka tashmë Llalla kundër tij.
Gjykata e Apelit la dje në fuqi dënimin me dy vite burg dhe ndalim ushtrimi funksionesh publike për 5 vite ndaj Ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, njësoj si në dy seancat e fundit.
Avokati i Llallës tha për mediat se ai është i sëmurë dhe është shtruar në spital. Sidoqoftë ai nuk saktësoi se në cilin spital ndodhej, ndërkohë që policia nuk e gjeti Llallën në shtëpi.
Ish-kryeprokurori dyshohet se ndodhet jashtë shtetit. Atij i është ndaluar udhëtimi në SHBA, pasi është listuar në personat “non grata”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta