UEFA dyfishon shpërblimet për evropianin e futbollit të vajzave
UEFA ka vendosur të shtojë shpërblimet për evropianin e futbollit për vajzat.
Në kompeticionin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 6 korriku deri më 31 korrik, përfaqësueset e vajzave do të mund të ndajnë një fond shpërblimesh prej 16 milionë eurosh.
Ky fond është fiks sa dyfishi i fondit prej 8 milionë euro që përfaqësueset e vajzave ndanë në turneun e vitit 2017, që u zhvillua në Holandë.
Vendimi i UEFA-s vjen si rrjedhojë e politikës së re, të ashtuquajturës “Koha për veprim”, e cila synon që të arrijë një pagë më të kënaqshme për vajzat, të cilat në botën e futbollit paguhen shumë herë më pak se sa djemtë.
UEFA gjithashtu do të dëmshpërblejë me një fond prej 4.5 milionë eurosh klubet e futbollit për vajza të cilat do të jenë të angazhuara me përfaqësueset gjatë turneut kjo për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të këtij sporti.
Kampionati Evropian pritej të organizohej këtë vit, por për shkak të pandemisë dhe shtyrjes së Evropianit të djemve, u vendos që të shtyhej dhe ky kompeticion me një vit.
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk mundi të kualifikohej për në evropian pasi u rendit në vendin e 4-të në Grupin E me vetëm 6 pikë – Finlanda 22 pikë, Portugalia 19 pikë, Skocia 12 pikë, Shqipëria 6 pikë, Qipro 0 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta