Ku është Adriatik Llalla? Ish-kryeprokurori pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar
Adriatik Llalla është aktualisht i shpallur në kërkim kombëtar. Pasi nuk u gjet në shtëpi mbrëmjen e së mërkurës, Policia e Shtetit ka shpërndarë informacionin për ndalimin e ish-kryeprokurorit edhe në strukturat e tjera të policive vendore në të gjithë Shqipërinë.
Referuar verifikimeve në sistemin Tims, Llalla ka dale jashtë vendit rreth dy javë më parë. Burime zyrtare pranë SPAK, bëjnë me dije për Euronews Albania se nëse ish-kryeprokurori nuk gjendet, atëherë do të nisin edhe procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Një ditë më parë Adriatik Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ish-kryeprokurori akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth $7400 shpenzuar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjykata vendosi t’i konfiskonte pasurinë, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë metër katror tokë arë në periferi të Tiranës. Si dënim plotësues Llalla nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rënia e një kryeprokurori: Kush është Adriatik Llalla, nga akuzues në i akuzuar
- Dënimi me 2 vjet burg i ish-kryeprokurorit Llalla, reagon ambasadorja Yuri Kim
- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vështirë të marrë azil politik, thotë juristi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta