Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

23 Shtator 2021 | 17:02

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

“Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri”, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

“Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor”, theksoi Xhepa.

Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme”, shtoi Xhepa.

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

“Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026