Kurti i gatshëm për dialog, Vuçiç: Të hiqet masa e targave, pastaj bisedojmë

23 Shtator 2021 | 16:39

Kur kanë kaluar tri ditë nga bllokimi i kufirit në pjesën veriore të Kosovës, në regjistrat e Ministrisë së Brendshme janë shënuar 4465 targa të përkohshme që janë tërhequr nga qytetarët serbë.

Statistikat janë marrë nga të gjitha pikat kufitare, ndërkohë që në Jarinjë dhe Bërnjak, situata vazhdon të jetë e bllokuar.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë se vendimi për masat e reciprocitetit duhej të ishte marrë prej kohësh, por që mund të hiqet në çdo moment, nëse pala serbe është e gatshme të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Ne jemi të gatshëm për takime, bisedime për këtë çështje. E kanë kërkuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrel dhe përfaqësuesi i lartë Lajçak. Kanë kërkuar për dialog të Bruskel”, u shpreh Albin Kurti.

Gatishmëria për të dialoguar ka rënë në vesh të shurdhër, pasi nga qeveria serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Në një deklaratë të bërë nga presidenti Aleksandër Vuçiç në mediat serbe, Kosova duhet të kthejë situatën siç ka qenë para 20 shtatorit. Vetëm atëherë mund të dialogohet.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni vendimin dhe do të flasim. Ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit dhe ndoshta mund të flasim”, tha presidenti serb Vuçiç.

Por për kryeministrin e Kosovës, në deklaratat e Vuçiç ka vetëm vrer dhe aspak dëshirë për zgjidhje.

“Besoj se cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe në anën tejtër vërejta se ka shumë inat, shumë vrer, që nuk e ndihmon situatën”, tha Albin Kurti.

Situata e krijuar në kufirin Kosovë – Serbi, ka tërhequr edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Komisionieri për zgjerimin dhe fqinjësinë Oliver Varhelyi u ka bërë thirrje palëve që të tërhiqen

Qeveria e Kosovës duket e vendosur që të mos bëjë hapa pas në zbatimin e reciprocitetit. Sipas kryeministrit Kurti, forcat speciale të vendosura në kufi, janë në ushtrim të plotë të detyrës.

Po dje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, vizituan pikë kalimin kufitar Merdare.

Për të shmangur pritjet e mundshme, ndërkohë që pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut janë të bllokuara nga komuniteti serb, në Merdare janë shtuar kapacitetet në burime njerëzore, duke vënë në funksion 6 korsi për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026