Vëllai i 7 vjeçarit të vrarë në Gërdec: Jam i sigurt që Fatmir Mediu është fajtor

24 Shtator 2021 | 12:01

Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh për Euronews Albania së vendimi i sotëm për rigjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të thotë shpresë për drejtësi.

Ai theksoi se kjo do të jetë një betejë e gjatë ligjore, derisa fajtori të shkojë para drejtësisë.

“Ky është vetëm hapi parë që kjo ngjarje të rizbardhet. Nuk është çështja nëse kemi besim apo jo, drejtësia e re duhet të gjykojë një të pandehur që i është shmangur drejtësisë për të gjykuar, qoftë me ato prova që janë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se është i sigurt që Fatmir Mediu është fajtor.

“Nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi derisa drejtësia të vendoset për tim vëlla”, përfundoi ai.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për të nisur sërish gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu rreth çështjes “Gërdeci”.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku shpërthimi në një pikë demontimi të municioneve në Gërdec (Vorë, Tiranë) u mori jetën 26 personave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026