Boks, Oleksandr Usyk sfidon të shtunën kampionin Anthony Joshua

24 Shtator 2021 | 12:37

Oleksandr Usyk do të kërkojë titullin kampion bote për peshat e rënda ndaj Anthony Joshua në një duel të shumëpritur që do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham në prezencën e afro 70 mijë tifozëve. Ukrainasi në konferencën për shtyp ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë historinë në përballjen e së shtunës.

“Çdo ndeshje është histori më vete dhe unë mendoj se edhe takimi me Joshua do të shënojë një hap tjetër në histori, diçka për të cilën njerëzit do të flasin, kujtojnë dhe shikojnë në TV. Do të bëjmë historinë,” – ka thënë Usyk.

Usyk kaloi klasën e peshave të rënda pasi u bë profesionist tetë vjet më parë, duke u bërë një nga kampionët e rrallë të unifikuar të boksit në 2018 duke fituar të katër rripat në kategori të ndryshme.

Joshua do të vendosë rripat e tij IBF, WBA dhe WBO kundër, Usyk i cili mban statusin si i pamposhtur, me një rezultat 18-0 në karrierën e tij profesionale.

“Unë jam praktikuar shumë, jam mësuar të godas thasë boksi, por këtë herë gjërat do të ndyrshojnë,” – u shpreh Joshua.

Edhe pse ishte menduar se Joshua do të përballej sërish me Tyson Fury në Arabinë Saudite sfida u anulua. Gjatë mbrëmjes së kësaj ndeshje do të boksojë dhe Florian Marku, i cili do të kërkojë titullin e peshës velter në IBF ndaj Maksim Prodan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026