Fatmir Mediu: Vendimi i Apelit të GJKKO-së, akt jo kushtetues
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, nëpërmjet avokatit të tij, e ka quajtur një akt që shkel Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut, vendimin e Apelit të GJKKO-së për t’a rigjykuar atë për çështjen “Gërdeci”.
“Vendimi përbën një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Larte”, thuhet ndër të tjera në reagimin e avokatit të Mediut, Ardian Visha.
Ndërkohë theksohet se me këtë vendim “shkelja e ligjit është e dukshme sepse e njëjta çështje është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata e Shkallës Parë dhe Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2019”.
Sipas avokatit të Mediut, ky vendim cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjykimit, parimin e ligjit favorizues dhe se synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.
Avokati Visha nënvizon se pasi të njihen me arsyetimin e këtij vendimi, do reagojmë me të gjitha mjetet ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta