Ndryshime kushtetuese për vettingun, KLGJ e KLP s’mund të vijojnë procesin për shkak të mbingarkesës

24 Shtator 2021 | 16:33

Mazhoranca kërkon shtyrjen e afatit të organeve të vetingut, por pse këtë proces nuk mund ta bëjë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë siç e parashikon Kushtetuta? Konstitucionalisti Erind Mërkuri thotë për Euronews Albania se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi këto organe kanë mbingarkesë pune.

Zgjatja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komsionereve Publik kërkon ndryshime kushtetuese.

Për këtë konstitucionalisti Erind Mërkuri shpjegon se duhet të ndërhyhet në kushtetutë në mënyrë që dy organet e reja të drejtësisë të vijojnë punën për vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Nga studimet që janë pjesore që kemi në këtë drejtim dhe nisur dhe nga numri i madh i subjekteve të mbetura, mendimi im do ishte që këto institucione të vijonin punën e tyre”, u shpreh Erind Mërkuri.

Kushtetuta parashikon në nenin 179/b se kur i përfundon mandati KPK-së dhe komisionerëve publikë, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për këtë, konstitucionalisti Mërkuri shpjegon se përse filtri i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të kalojë në duart e KLGJ dhe KLP.

“Këto institucione janë tepër të ngarkuara me administrimin e përditshëm të sistemit të drejtësisë që lidhen me emërime, transferime, procedime disiplinore, miratime aktesh, ndryshime te tyre, strategjisë dhe në këtë këndvështrim kanë një punë voluminoze në këtë drejtim”, u shpreh z. Mërkuri.

KPK dhe komisionerit publik i përfundon mandati 5-vjeçar në qershor të 2022-it dhe për këtë mazhoranca ka propozuar ndryshime në Kushtetutë, ndryshime kërkojnë edhe votat e partisë demokratike, e cila ende nuk ka marrë një vendim.

Për këtë çështje reagoi edhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit, i cili mbështet zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK-së dhe komisionerëve publikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026