Shqiptarët dhe serbët kundër reciprocitetit për targat
Drejtuesit e automjeteve po i heqin targat e Republikës së Kosovës. Ato, qytetarët e Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë me targat provizore serbe.
Qytetarët shqiptarë e serbë nga Kosova që për arsye pune apo personale u duhet të hyjnë në shtetin e Serbisë tregojnë së janë mësuar me këtë fakt edhe pse iu duket i panevojshëm.
“Prej 4-5 vjetësh çdo ditë shkoj andej se punoj. Tani jam mësuar, më është bërë normale. Ata që janë fillestarë atyre ju duket keq dhe kuptohet që është keq po çfarë të bëjmë. Çmimi është 5 euro dhe vlejnë 2 muaj”, thotë një qytetar shqiptar.
Euronews Albania pyeti edhe disa qytetarë të cilët shprehen se kjo masë iu krijon vonesa të panevojshme, ndaj duhet të rishikohet nga ana e politikanëve.
“Më duhet të shkoj në Serbi për disa punë, por kështu është tmerrësisht e vështirë. Para disa ditësh kam pritur 6 orë, edhe pse i kam edhe targat e Kosovës. Politikanët duhet të merren vesh, s’ka pse t’i vuajë populli këto probleme”, u shpreh një qytetar serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta