Kosova nis të dokumentojë shkatërrimin e trashëgimisë kulturore gjatë luftës

24 Shtator 2021 | 21:30

Në Kosovë është mbajtur takimi i parë konstituiv i Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se themelimi i këtij komisioni ka rëndësi të madhe në dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar. Kështu sipas tij, do të hapet rruga për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Ai theksoi se trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme të identitetit kulturor.

Veç tjerash, theksoi se gjatë luftës 1998-99, Kosova ka përjetuar humbjen më fatale të trashëgimisë së vendit.

“Shkatërrimi masiv në zonat urbane dhe rurale, rezultoi me humbje dhe dëmtim serioz të ndërtesave tradicionale, pjesë e trashëgimisë kulturore ku qindra xhami dhe objekte të besimit islam, qendra historike, kulla, ndërsa biblioteka, arkiva, muze janë shkatërruar. Trashëgimia ndërtimore nuk ishte kategori e vetme e shkatërruar, por gjatë periudhës Kosovës dhe dokumente origjinale arkivore janë marrë dhe vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Serbi. ”, u shpreh ai.

Sipas tij, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga forcat e armatosura ka mbetur i heshtur nga institucionet e Kosovës.

“Fatkeqësisht, shkatërrimi i trashëgimisë sonë kulturore nga forcat e armatosura serbe, ka mbetur disi i heshtur dhe i harruar nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Ai ka shtuar se gjatë punës së komisionit do të merren parasysh të gjitha dokumentimet dhe se me kontributin e të gjithëve ai u shpreh i bindur se rezultatet do të jenë afirmative.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përmendur shkatërrimet e qëllimshme të monumenteve kulturore nga Serbia.

“Për herë të parë kemi ndërmarrë nisma për të kërkuar drejtësi për vlerat e shkatërruara. Shkatërrimi i qindra monumenteve të Kosovës gjatë luftës është cilësuar si krim kundër njerëzimit. Gjykatësit kanë konstatuar se këto shkatërrime nuk kanë qenë të rastësishme dhe as dëme kolaterale, por pjesë e një plani për të sulmuar identitetin kulturën dhe historinë e shqiptarëve”, tha ai.

Dy muaj më parë, Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Në kuadër të këtij komisioni janë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026