Serbët sulm me granata në veri të Kosovës, shkak reciprociteti për targat
Gjatë mesnatës është djegur nga serbët Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok, pasi nuk po pranojnë reciprocitetin për targat.
Ndërkohë, serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin. Po ashtu ata kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.
Këto ngjarje janë cilësuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si akte kriminale dhe terroriste.
Ai ka nëvizuar se “veprimet kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar siguri”.
Ministri Sveçla ka ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Marrëveshja e reciprocitetit për targat, e ndërmarrë në Bruksel i detyron shoferët serbë, që kur të futen në Kosovë, të vendosin targat RKS dhe njëjta gjë vlen edhe për shoferët kosovarë që futen në territorin serb.
Mirëpo, Serbia nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe si pasojë është kundër respektimit të kësaj marrëveshje, të zbatuar pak ditë më parë nga qeveria Kurti.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka quajtur një “aksion kriminal” vendimin e qeverisë së Kosovës.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova po respekton marrëveshjen dhe iu ka bërë ndërkombëtarëve që të ndalin provokimet e palës serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta