Shefi i Burussia Dortmund: Do të jetë vështirë ta mbajmë më gjatë Haalandin

25 Shtator 2021 | 14:39

Futbollisti Erling Haaland është shndërruar në një makineri golash me skuadrën e Burussia Dortmund.

Sulmuesi thuajse në çdo ndeshje arrin të gjejë portën, teksa Borussia Dortmund u rezistoi ofertave të klubeve gjatë merakatos verore.

Nga qershori i vitit 2022, do të aktivizohet një klauzolë, e cila e lejon norvegjezin të largohet nga Signal Iduna Park për 90 milionë euro.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha nga Gjermania, Anglia, Franca dhe Spanja, të hedhin vështrimin ndaj shërbimeve të norvegjezit.

Shefi ekzekutiv i verdhezinjve, Hans Joachim Watzke, e ka pranuar se do jetë e vështirë të mbajë Haaland tek Borussia Dortmund.

“Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që Haaland të mbetet tek ne, por nuk po them që është e pamundur. Ne si klub do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur lojtarët tanë kryesorë në radhët tona, por tek rasti i Haaland do të jetë e vështirë”, deklaroi Watzke.

Shtatlarti 21-vjeçar po kalon një formë të jashtëzakonshme, ku në tetë ndeshjet e para ka shënuar 11 gola e ka bërë katër asistime.

Ai u bashkua me Dortmundin në janarin e vitit 2020 nga RB Salzburg për 20 milionë euro, ndërsa sot vlerësohet si sulmuesi më i mirë në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026