10 të vdekur dhe mbi 660 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

25 Shtator 2021 | 16:51

Dhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, teksa 664 persona rezultuan të infektuar në teste.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave nga 36 deri në 83 vjeç, ku më i riu ishte nga Vlora.

Autoritetet thanë se 664 persona rezultuan pozitivë pas 4,875 testesh me pozitivitetin që tashmë ka shkuar nga 17% në 13.6%.

Aktualisht në spitale ndodhen 214 të shtruar për COVID-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve e cilësoi gjatë kësaj jave situatën e pandemisë nën kontroll. Për këtë ata vendosën të mos i ndryshonin masat kufizuese.

Gjatë 25 ditëve të muajit shtator janë pikasur mbi 21,400 raste me COVID-19 – nga 3,500 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i rasteve aktive mbetet i lartë me rreth 12 mijë – nga 5,400 që ishte shtatorin e vitit 2020.

Vlen të theksohet se ndryshe nga viti i shkuar kryhen më shumë teste dhe varianti Delta i COVID-19 rezulton më tepër ngjitës.

Sidoqoftë shqetësuese është fakti se këtë periudhë po vdesin më shumë pacientë. Krahasuar me vitin e shkuar 25 ditët e shtatorit kanë regjistruar 131 vdekje – nga 89 një vit më parë.

Euronews Albania sjell më poshtë të gjitha të dhënat krahasuar me vitin e shkuar:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026