Ç’do ndodhë me Teatrin e Kukullave? Ministria e Kulturës tender për një qendër të re në Parkun e Liqenit
Ministria e Kulturës ka shpallur tenderin prej 41. 6 milionë lekësh, për të hartuar projektin e ndërtimit të një qendër të re multi-funksionale për fëmijë.
Ky projekt parashikon ndërtimin e një godine të përbashkët për dy institucione, Qendrën Kombëtare të Fëmijëve dhe Teatrin e Kukullave që aktualisht ndodhen në hapësira të ndryshme.
Qendra Kombëtare për Fëmijë ndodhet në Kinostudio, ndërsa Teatri i Kukullave ndodhet në godinën historike, ku ka qenë edhe parlamenti i parë shqiptar.
Zona e ndërtimit të godinës së re do të jetë në Parkun e Liqenit pranë rrugë ‘Dora D’istria’.
Ministria e Kulturës thotë se ky ndërtim është i domosdoshëm pasi vetë godina e Teatrit të Kukullave ka vetëm 160 vende, pra një kapacitet të pamjaftueshëm për të pritur publikun në rritje apo edhe për rekuizitën.
Afati kohor për hartimin e projektit është 1 muaj që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues, ndërsa afati i fundit për paraqitur projektet është lënë më 20 tetor deri në orën 10:00.
Pyetja që lind është çfarë do të bëhet me godinën historike të Teatrit të Kukullave?
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta