Serbia s’do tolerojë dhunë ndaj serbëve të Kosovës, thotë Vuçiç

27 Shtator 2021 | 09:53

Serbia nuk do të tolerojë dhunë apo përndjekje të popullsisë serbe në Kosovë.

Kështu është shprehur së fundmi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se këtë gjë ia ka komunikuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“[I kam thënë se] Ne do të presim 24 orë për një reagim tuajin si NATO, vetëm nëse nis pogromi ndaj popullsisë sonë, pas kësaj, Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë të ndodhë ajo që ndodhi në vitin 1995 dhe 2004,” – citohet të ketë thënë Vuçiç për Pink TV.

Vuçiç ka përdorur në gjuhën e tij, fjalën sllave pogrom, e cila nënkupton një fushatë të dhunshme shpërnguljeje etnike apo fetare, përgjithësisht e përdorur gjatë shekullit të XIX dhe XX ndaj popullsisë hebreje në shtetet e lindjes.

Presidenti i Serbisë ka theksuar në deklaratat e tij se “Serbia nuk ka hyrë [ushtarakisht] në territorin e Kosovës, sepse sipas marrëveshjeve nuk e ka këtë të drejtë”. Ai ka shtuar se “Serbia nuk do të hyjë me trupa në Kosovë sepse do që çdo gjë të zgjidhet paqësisht”.

Për angazhimin e ushtrisë në kufi me Kosovën, Vuçiç ka thënë se kjo ka ndodhur si kundërpërgjigje e angazhimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në komunat në veri. Ai e ka quajtur këtë si tregues që “Serbia nuk lejon të poshtërohet”.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është përshkallëzuar javën e fundit pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga qeveria e Albin Kurtit.

Ky reciprocitet parashikon qarkullimin me targa të përkohshme në Kosovë të serbëve që nuk kanë targa me akronimin RKS (Republika e Kosovës).

Ngjashëm, prej vitit 2011 Serbia aplikon targa të përkohshme për kosovarët që lëvizin drejt territorit të saj.

Serbët e Kosovës kanë protestuar javën e fundit duke kundërshtuar politikën e Prishtinës zyrtare. Të shtunën ata dogjën dy qendra të regjistrimit të targave, duke nxitur reagime nga udhëheqësit e të dyja vendeve.

Përballë kësaj situate, Serbia ka refuzuar të vijojë dialogun, ndërsa Kosova ka propozuar si zgjidhje heqjen prej të dyja vendeve të kësaj politike. BE dhe NATO ndërkohë kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe palët t’i rikthehen bisedimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026