Tirana International Film Festival, java magjike e kinemasë në kryeqytet
Tirana International Film Festival (TIFF) ka hapur dyert në Tiranë në edicionin e 19-të.
TIFF, festivali i parë ndërkombëtar i filmit dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, është themeluar në vitin 2003 dhe përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në Ballkan.
Themeluesi dhe njëkohësisht drejtori i TIFF, Agron Domi, tha se këtë vit ka pasur rreth 40% më shumë pjesëmarrje në krahasim me vitet e kaluara.
“Seleksionuam mes rreth 3000 filmash, ishte e pamundur ta imagjinonim sepse vinim nga një periudhë izolimi. Regjisorët kishin gjetur mundësi, frymëzim për të bërë filma. Në qershor ishte 40% më shumë se në vitet normale. Kjo më dha një shtysë që ky edicionin do të bëhet”, u shpreh Agron Domi.
Këtë vit, 118 vende nga e gjithë bota po konkurrojnë në festivalin e filmit përpara një jurie profesionale që është prezente në Tiranë. Përveç filmave “premierë” që janë në kompeticion për çmime dhe që do të shfaqen në ambientet e brendshme të kinema Millennium, do të shfaqen edhe filma në ambientet e jashtme si edhe online.
Një nga programet më interesante të këtij edicioni është Un-Dogmatic, kryevepra nga kinemaja daneze të regjisorëve Lars von Trier dhe Thomas Vinterberg, që do të shfaqën në ambientet e jashtme të kinema Millenium.
Gjithashtu, gjatë festivalit do të ketë edhe forume dhe diskutime rreth filmave në prani të regjisorëve, aktorëve dhe organizatorëve të festivalit.
Festivali i filmit ka nisur më 24 shtator dhe do të shfaqë filma çdo ditë, nga ora 10 e mëngjesit, deri në orën 23:00 deri në datën 30 shtator, te Kinema Millennium.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta