Nis viti i ri shkollor në Kosovë nën masa anti-COVID, kufizime edhe për restorantet dhe hotelet
Në Kosovë, pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme, ka filluar viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit kishte parashikuar që nxënësit të uleshin në banka më 1 shtator, por për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19, fillimi i shkollës u shty për në 13 shtator dhe më pas më 27 shtator.
Ndërkohë, po për shkak të situatës COVID, në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës dhe nëse ky numër është më i madh, atëherë mësimi do të zhvillohet me turne.
Po në kuadër të masave anti-COVID, me një vendim të qeverisë së Kosovës, duke filluar nga data 27 shtator, baret, restorantet, hotelet do të lejohen të shfrytëzojnë vetëm 50 % të hapësirës së brendshme dhe 70 % të hapësirës së jashtme. Ndërkohë që klientët nuk do të pranohen nëse nuk paraqesin certifikatën për marrjen e një ose dy doza vaksina apo një test të shpejtë, jo më të vjetër se 48 orë.
Për sa i përket orës policore, ajo nuk ka ndryshuar dhe kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjtë nga ora 22.00 deri në orën 05.00.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta