Vritet polici në Lezhë gjatë një kontrolli anti-kanabis
28 Shtator 2021 |
11:04
Mëngjesin e sotëm është vrarë me armë zjarri në Ishull Lezhë efektivi i Policisë, Saimir Hoxha.
Gazetari Merin Maçi raporton se efektivi është sulmuar me armë gjatë momentit që bashkë me kolegët po kryenin një kontroll për bimë narkotike në këtë zonë.
Sipas policisë, Aldo Rama dyshohet se është personi që plagosi efektivin, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

21-vjeçari, i dënuar më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve, është larguar me makinë nga vendngjarja.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vetëm çështje orësh arrestimi i tij.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta