Rrethanat e vrasjes së policit në Ishull Lezhë, 20 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

28 Shtator 2021 | 12:31

Polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri në Ishull Lezhë ndërsa po patrullonte për kultivim bimësh narkotike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes Aldi Rama ka qëlluar nga makina në drejtim të efektivit sapo ai ka e ka ndaluar për kontroll.

Duke qenë se autori i dyshuar ka hapur zjarr menjëherë ka qenë e pamundur që Saimir Hoxha të reagojë.

21-vjeçari është larguar me makinë nga vendngjarja. Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ndihmon në kapjen e tij dhe ruajtjen e plotë të anonimatit.

Sipas burimeve Aldi Rama është dënuar në vitin 2019 për vjedhje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh me 5 vite burg, por gjykata ka pezulluar dënimin me burg në shërbim prove.

Korrespondenti i Euronews Albania Teodor Gjerga tha se dyshohet që Aldi Rama të jetë ende në Ishull Lezhë për shkak të postoblloqeve të shumta dhe kontrollit nga ajri që po pengojnë arratisjen e tij.

Ndërkohë më herët gazetari Merin Maçi raportoi se polici është sulmuar me armë gjatë momentit që bashkë me kolegët po kryenin patrullimin e zonës.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për kapjen e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026