Gjendet i plagosur rëndë vrasësi i policit në Lezhë
Pas pesë orësh në kërkim, policia e gjeti të plagosur rëndë Aldi Ramën, vrasësin e policit Saimir Hoxha.
Në një njoftim për mediat policia tha se 21-vjeçari u gjet i plagosur në kënetën e lagunës së Vainit në Lezhë. Dyshohet se ka qëlluar për t’u vetëvrarë.
Ai është transportuar në gjendje kritike për jetën fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë.
Rama vrau paraditen e sotme policin Hoxha, 45 vjeç, në zonën e Ishull-Lezhës teksa ky donte t’i kontrollonte kartën e identitetit në kuadër të një operacioni anti-drogë.
21-vjeçari po lëvizte me makinë bashkë me dy persona të tjerë, Kristjan Sherri dhe Armando Marku, të cilët patën dalë nga automjeti në momentin e vrasjes – të dy janë arrestuar.
Pasi e qëlloi, Rama u largua me makinë, të cilën e braktisi rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim për mënyrën e reagimit të dy kolegëve të Hoxhës që ishin me të në vend-ngjarje.
Për kapjen e 21-vjeçarit, policia angazhoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Repartin e Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) dhe njësitë e kërkimit me helikopterë.
Tre vite më parë, Aldi Rama, qe dënuar për vjedhje dhe drogë. Ai ka qenë arrestuar pas kallëzimit në polici nga ish-e-dashura. Kjo e kishte denoncuar për vjedhje të celularit dhe se Rama e kishte detyruar për të konsumuar lëndë narkotike.
Gjykata e pati dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, mirëpo duke u nisur nga rrethanat familjare – rritur nga gjyshërit, pas divorcimit të prindërve, – dënimi i ishte kthyer në shërbim prove.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta