Dita me më shumë viktima nga COVID-19 në 6 muajt e fundit në Shqipëri

28 Shtator 2021 | 18:45

Pesëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri teksa 594 persona rezultuan të infektuar nga testet e kryera.

Për herë të fundit 15 viktima nga COVID-19 janë shënuar gjashtë muaj më parë, më 24 mars.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 59-88 vjeç, nga Tirana (7), Kavaja (2), Berati (2), Fieri, Durrësi, Kurbini dhe Vlora. Tashmë numri total i vdekjeve nga nisja e pandemisë në Shqipëri shkon në 2,668 persona.

Autoritetet thanë se nga 4,625 teste, rezultuan pozitivë 594 persona (pozitiviteti 12.8%), ndërsa në total numri i personave me mbartje të virusit ka rënë në 10,436 – u deklaruan të shëruar së fundmi 984 persona.

Nga personat aktivë, 177 prej tyre janë shtruar në spital (rreth 1.7%) – 25 raportohen në gjendje të rëndë.

Euronews Albania sjell më poshtë statistikat e pandemisë të vënë në krahasim me periudhën e vitit të shkuar:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026