Humb jetën në spitalin e Traumës vrasësi i policit në Lezhë

29 Shtator 2021 | 07:50

21-vjeçari Aldi Rama i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ka humbur jetën në spital paraditen e së mërkurës.

Pas pesë orësh në kërkim, policia e gjeti të plagosur rëndë Aldi Ramën në kënetën e lagunës së Vainit në Lezhë.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë, ku dhe humbi jetën.

Rama qëlloi me armë zjarri policin 45-vjeçar nga brenda makinës ku ndodhej, ndërsa Hoxha e ndaloi për t’i kontrolluar kartën e identitetit në kuadër të një operacioni anti-drogë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026