Dialogu rikthehet pas tensionit për targat, Lajçak takon kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

29 Shtator 2021 | 11:42

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka takuar sot ndaras kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

Përmes një postim në Twitter ka dhënë detaje nga këto takime, që mbahen për herë të parë pas tensioneve në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit për targat e Serbisë.

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, shkruan diplomati sllovak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026