Homazhe për nënkomisar Saimir Hoxha, efektivi i rënë në krye të detyrës
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nder të nënkomisar Saimir Hoxha, i cili humbi jetën një ditë më parë në krye të detyrës gjatë një aksioni anti-kanabis në Lezhë.
Mijëra efektivë policie, zyratarë të policisë e përfaqësuese të politikës janë mbledhur për të nderuar 45-vjeçarin, i cili pritet të shpallet Dëshmor i Atdheut
Të pranishëm në homazhe janë dhe ish-drejtues të lartë të policisë, mes të cilëve Agron Kuliçaj, Aleks Hajdari, Erzen Breçani etj. Homazhet pritet të zgjasin deri në orën 15:00.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së martës në Ishull Lezhë, ku Aldi Rama, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri efektin e policisë Saimir Hoxha nga brenda makinës ku ndodhej, ndërsa 45-vjeçari e ndaloi për t’i kontrolluar kartën e identitetit në kuadër të një operacioni anti-drogë.
Pas pesë orësh në kërkim, policia e gjeti të të plagosur rëndë autorin e krimit në kënetën e Lagunës së Vainit në Lezhë.
Ai u transportua në gjendje të rëndë fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë, ku dhe humbi jetën.
Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se qeveria ka nisur procedurat për të shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta