Basha homazhe për nënkomisarin e vrarë: Shteti ka braktisur uniformat blu
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në nder të nënkomisarit të vrarë, Saimir Hoxha.
Në një deklaratë për mediat kryedemokrati nuk i kurseu kritikat ndaj shtetit dhe qeverisë që sipas tij ka braktisur dhe poshtëruar uniformat blu. Ai tha se PD do bëjë gjithçka që t’u kthejë dinjitetin policisë së shtetit.
“Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë por si drejtues i dikurshëm i tyre iu them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndiejnë, e ndiej përditë dhe se unë dhe PD do bëjmë gjithçka që sakrificën, uniformën dhe dinjitetin e tyre ta vëmë në vend. Hapi i parë do të jetë një shtet dhe një qeveri në krah të vëllezërve dhe motrave me uniformë të Saimir Hoxhës”, tha Basha.
Nënkomisar Saimir Hoxha u vra paraditen e së martës në Ishull Lezhë. 21-vjeçari Aldi Rama, qëlloi me armë zjarri efektin e policisë Hoxha nga brenda makinës ku ndodhej, ndërsa 45-vjeçari e ndaloi për t’i kontrolluar kartën e identitetit në kuadër të një operacioni anti-drogë.
Pas pesë orësh në kërkim, policia e gjeti të të plagosur rëndë autorin e krimit në kënetën e Lagunës së Vainit në Lezhë.
Ai u transportua në gjendje të rëndë fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë, ku dhe humbi jetën.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta