Shqipëria nënshkruan marrëveshje ekstradimi me Spanjën
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Spanjën për t’i hapur rrugë ekstradimit të personave që janë të dënuar dhe kanë probleme me ligjin.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shtoi se ky zhvillim i ri dëshmon se ka një besim të shtuar ndërmjet autoriteteve gjyqësore në të dyja vendet.
“Kjo marrëveshje është shenjë e besimit të fortë, ndërmjet autoriteteve gjyqësore në mes të dy vendeve tona”, shkroi ai.
Sipas ministri të Drejtësisë, marrëveshja ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe të “përmirësojë institucionin përkatës”, i cili kryen ekstradimin e elementëve me rrezikshmëri sociale, që strehohen në Shqipëri apo Spanjë.
Ai thekson se kjo marrëveshje është një sinjal i qartë për botën e krimit, që kryejnë veprimtari në kundërshtim me ligjin.
“Ky është një sinjal i qartë që tashmë shkon për botën e krimit në marrëdhëniet tona në fushën penale me Mbretërinë e Spanjës”, shkroi ministri në rrjetin social Twitter.
1/3 🇦🇱🇪🇸 Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë lidhjes së një marrëveshjeje të re mes Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e ekstradimeve.
Kjo marrëveshje është shenjë e besimit të fortë, ndërmjet autoriteteve gjyqësore në mes të dy vendeve tona. pic.twitter.com/gLuFMoRS1T
— Ulsi Manja (@manja_ulsi) September 29, 2021
Policia shqiptare dhe ajo spanjolle në fillim të shtatorit pas një operacioni të përbashkët çuan në pranga 107 persona, të cilët vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pjesa më e madhe e të arrestuarve, sipas njoftimeve, ishin me kombësi shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta