Pacquiao tërhiqet nga boksi, ish-kampioni i botës kandidon për president në Filipine
Legjenda e boksit, Mani Pakuaio është tërhequr zyrtarisht nga sporti. 42-vjecari, ish-kampion bote në 8 divizione, bëri të ditur qëllimin e tij për të kandiduar për president të Filipineve në fillim të muajit shtator, duke thënë se ishte gati për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë që ka përfshirë vendin.
I njohur për boksimin e tij të shpejtë, Pacquiao u konsiderua gjerësisht si një nga boksierët më ofensivë në historinë e këtij sporti. I rritur në jug të Filipineve, familja e Pacquiao ishte e varfër, duke e shtyrë atë të bënte punë të ndryshme për të mbijetuar. Në moshën e adoleshencës, ai mbërriti me barkë në kryeqytetin Manila, ku filloi boksin profesionist
Kjo nuk është hera e pare që Pacquiao përfshihet në politikë, teksa ka shërbyer më parë si kongresmen dhe senator, duke fituar lehtësisht zgjedhjet falë edhe famës së tij si një ndër boksierët më të mirë të peshave të lehta.
Duke qenë se kushtetuta e Filipineve nuk lejon kandidimin për mandat të dytë presidencial, Pakuaio nuk do të ketë përballë presidentin Rodrigo Duterte, por mund të përballet në garë me vajzën e tij, Sara Duterte-Carpio, e cila duket se do të ndjekë gjurmët e të atit. Edhe pse nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj, 43 vjecarja Sara Duterte është nga kandidatet e preferuar sipas sondazheve.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta