S’ka gjoba për kompanitë që rritën çmimin e miellit, vendos Komisioni i Konkurrencës

29 Shtator 2021 | 17:50

Komisioni i Konkurrencës vendosi sot që të mos vihen gjoba mbi kompanitë që operojnë në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, të cilat kohët e fundit kanë rritur çmimet.

Propozimi u hodh sot në votim, por nuk u miratua pasi pati dy vota pro dhe tre kundër.

Kompanitë në fjalë ishin AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK.

Rritja e çmimit të miellit ka sjellë si pasojë edhe rritjen e çmimit të bukës, fenomen për të cilin ka pasur ankesa nga qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026