Mbërrijnë sot në Kosovë mbetjet mortore të 7 viktimave të masakrës së Rezallës

30 Shtator 2021 | 10:27

Viktimat e masakrës së Rrezallës, eshtrat e të cilëve u gjetën në një varrezë masive në Kizhevak të Serbisë, do të mbërrijnë sot në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka theksuar se janë eshtrat e 7 personave si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, që pritet të mbërrijnë.

Para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona rezultuan të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tani janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe rreth 1.600 persona të pagjetur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026