Aktivisti i BDI zbraz pistoletën gjatë tubimit të kësaj partie në Çair

30 Shtator 2021 | 11:19

Fushata për zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut nuk ka kaluar pa të shtëna me armë si shenjë entuziazmi për kandidatët pjesëmarrës gjatë tubimeve.

Gjatë një mitingu të partisë BDI në Çair të Shkupit, teksa fliste kandidati për kryetar të komunës shihet qartë sesi një person, mbështetës i kësaj partie, ngre armën nga qielli në mes të njerëzve dhe zbraz karikatorin e pistoletës.

Mediat në RMV raportojnë se ky nuk është i pari incident me armë në tubimet e BDI së Ali Ahmetit, ndërsa nga policia nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me rastet.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026