SHBA i jep të drejtë Kosovës për reciprocitetin, ndërsa fton palët të vijojnë dialogun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë të drejtë Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit, por thonë se vendimi i ka zënë në befasi.
Këtë e konfirmoi Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
Në një audiokonferencë për media, ai e cilësoi si një ditë të suksesshme arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se të dyja vendet duhet të vijojnë dialogun dhe të ulin tensionet mes tyre.
“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet. Implementimi aktual na zuri shumicën prej nesh në befasi, por kjo do të ndodhte. Dhe jam i lumtur që ishim në gjendje të ulnim tensionet”, tha Escobar.
Ai ka vlerësuar punën e Brukselit në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, SHBA dhe BE-ja mund të ndihmojnë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor.
“Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet ‘90”, tha ai.
Ai theksoi se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetencat e autoriteteve vendore, por duhet të sigurohet në mirëfunksionimi e pikave kufitare.
Kosova dhe Serbia pas negociatave intensive arritën sot marrëveshjen për targat, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 4 tetor.
Sipas marrëveshjes, drejtuesit e automjeteve me targa të Kosovës apo Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por duhet t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reciprociteti me targat, arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
- Shqiptarët dhe serbët kundër reciprocitetit për targat
- Serbët sulm me granata në veri të Kosovës, shkak reciprociteti për targat
- S’kam pasur asnjë komunikim me Vuçiç për reciprocitetin, thotë Rama
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta