Denaj: Për marsin kemi një deficit prej 5.5 miliardë lekë nga plani i të ardhurave

7 Prill 2020 | 18:57

Qeveria u kërkoi të gjithë bizneseve që pavarësisht masave kufizuese, të paguanin detyrimet për sigurimet shoqërore për muajin mars për të gjithë punonjësit. Përveç kësaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj duke folur për ‘Ilva Now’, tha se është kërkuar dhe pagesa e tatim fitimit me premtimin se do të ketë ri përllogaritje në bazë të zhvillimeve ekonomike. Për muajin mars sa u takon të ardhurve për buxhetin e shtetit, znj. Denaj tha se shifrat janë më optimiste se sa parashikimet pasi ka një mungesë prej vetëm 5.5 miliardë lekë nga plani.

“Ne nuk kërkuam vetëm pagesën e sigurime shoqërore, ne kemi kërkuar pagesën dhe të gjitha detyrimeve. Të ardhurat tatimore patën një realizim, le të themi të kënaqshëm për muajin mars me një diferencë prej 5.5 miliard me planin dhe kjo është një diferencë me diferencën që unë kisha parashikuar në kalkulimet e mia”, deklaroi ministrja.

“Më lejoni të them pse. Së pari pasi, marsi është një periudhë që daton me disa pagesa dhe jo të gjitha të lidhura me muajin korent, janë dhe pagesa të mëparshme. Së dyti, tatimi i fitimit, më shumë se çdo tatim tjetër ka qenë një nga ngërçet kryesore për biznesin, pasi ridimensionon pagesat parapagim për vitin pas ardhës, pra për prillin dhe deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. E kam theksuar dhe e theksoj dhe tani, sigurisht që ne do të dalim dhe me urdhrat tanë të brendshëm., që çdo tatim fitimi për çdo muaj do të rikalkulohet kundrejt tatim fitimit të deklaruar për atë periudhë të muajit sipas operacioneve ekonomike që ndodhin në biznes. Sikurse tatimi i vlerës së shtuar, i cili është një deklarim që ndodh në kohë reale dhe sigurisht që do të presim vjelje shumë më pak nga TVSH për muajin prill se sa kishim parashikuar në buxhetin tonë” tha znj. Denaj.

Lidhur me menaxhimi i financave publike, ministrja e Financave tha se, do të shikohet në bazë të parametrave makro fiskal, dhe në konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore po shikohet mundësia për të zgjeruar deficitin dhe borxhin. Për marsin, ministrja e Financave u shpreh se, janë rishikuar 5 kontrata koncesionare të partneritet publik privat dhe janë ulur proporcionalisht për ato kontrata që nuk po funksionojnë aktualisht.  

“Kemi parashikuar një deficit gati 3.9%. Është një rishikim buxheti paraprak, i cili mendoj se në këtë situatë do të rishikohet në mënyrë absolute brenda muajit qershor-korrik dhe mund të zgjerohet pak më tej. Do t’i hyjmë zgjerimit të borxhit si një mënyrë alternative, por dhe zgjerimi i borxhit nuk është pafund dhe likuiditeti në kushtet e sotme nuk është aq i lehtë, pa kosto. Shpenzimet do të rishikohen dhe janë rishikuar, sikurse dhe të ardhurat janë ulur”, deklaroi znj. Denaj.

Lexoni gjithashtu: 

Anila Denaj: Deri në fund të majit do të hapen të gjitha bizneset

Ministrja Denaj: Në një muaj do të kemi 50-60 mijë të papunë më shumë

“Pagat e luftës”, Denaj: Po diskutojmë për një paketë të dytë ndihme për bizneset

  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021