Debati i testimit të vaksinës kundër COVID-19 në Afrikë, çfarë tha në të vërtetë OBSH dhe mjekët francezë

7 Prill 2020 | 19:27

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar komentet raciste në një televizion francez për testimin e një vaksine të re kundër coronavirusit në Afrikë.

Dy doktorë që debatonin për vaksinën në një televizion francez janë akuzuar për racizëm në rrjetet sociale pasi një prej tyre sugjeroi që vaksinat të testohen në Afrikë.

Çfarë tha drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus?

“Disa komente nga java e shkuar prej disa shkencëtarësh që thanë se testimet për vaksinat e reja duhet të bëhen në Afrikë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, “janë rrëqethëse” dhe se “lloje komentesh të tilla raciste” nuk ndihmojnë aspak në një kohë kur bota ka nevojë për solidaritet.

“Afrika nuk mund dhe nuk do të bëhet baza e testimit të vaksinës së re. Në do të ndjekim të gjitha rregullat për testimin e vaksinës apo medikamenteve në të gjithë botën duke përdorur ekzaktësisht të njëjtat rregulla, qofshin ato në Europë, Afrikë apo gjetkë”, tha Tedros.

“Ne do të përdorim të njëjtin protokoll. Kokëçarjet e mentalitetit kolonial duhet të marrin fund. OBSH nuk do lejojë që kjo të ndodhë”.

Kreu i OBSH shtoi se komente të tilla janë “një fatkeqësi” dhe “rrëqethëse kur dalin nga goja e shkencëtarëve të Shek. XX1”.

Ghebreyesus tha se OBSH tha se: “Ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë në Afrikë.”

Çfarë u tha gjatë debatit në televizionin francez?

Debati midis dy mjekëve francezë, Camille Locht nga Instituti Kombëtar i Studimeve të Shëndetit dhe Mjekësisë dhe Jean-Paul Mira kreut të pavijonit të terapisë intensive në spitalin e Parisit “Cochin” mund të ndiqet në Youtube.

Gjatë bisedës së tyre, ata flisnin për të kryer një testim klinik në shkallë të gjerë për të parë nëse vaksina e tuberkulozit mund të mbrojë njerëzit nga COVID-19.

Dr Mira shtroi pyetjen sesi mund të bëhet një gjë e tillë në Francë kur vendi ndodhet në karantinë teksa shtoi se “Nëse më lejoni të tregohem disi provokues, a nuk duhet të bërë një studim i tillë në Afrikë, ku nuk ka maska, nuk ka trajtim, nuk ka terapi intensive. Diçka e ngjashme me studimet për AIDS ose tek prostitutat. Ne provojmë gjëra të reja sepse e dimë se prostitutat janë të ekspozuara dhe nuk përdorin vetëmbrojtje. Çfarë mendoni për këtë?”

Locht iu përgjigj: “Keni të drejtë, meqë ra fjala. Po mendojmë paralelisht për të kryer një studim të tillë në Afrikë me këtë metodë. Mendoj se është bërë një kërkesë dhe mendoj se do ta konsiderojmë. Por kjo nuk ka ndalon që një studim i tillë të bëhet edhe në Europë e Australi.”

Doktorët francezë nuk ishin duke biseduar për vaksinën e COVID-19, apo për të përdorur Afrikën për të testuar vaksinën e COVID-19.

Locht po fliste për të kryer një studim në Afrikë, krahas atyre që po kryhen në Europë dhe Australi për të testuar kapacitetin e vaksinës së tuberkulozit.

Ndërkohë instituti ku punon profesor Locht publikoi një deklaratë ku thuhej se “Testime klinike për të parë efikasitetin e vaksinës së tuberkulozit po zhvillohen në Holandë, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Ka një debat për të kryer këto testime në Afrikë, por nëse kjo do të ndodhë, do të jetë krahas studimeve të tjera. Afrika nuk duhet të harrohet apo të përjashtohet nga kërkimet për COVID-19, sepse kjo është një pandemi globale.”

Pse e kishte gabim mjeku francez për Afrikën?

Dr Mira u gabua teksa u shpreh për Afrikën pasi gjendja nuk është ashtu siç e përshkroi ai.

Të thuhet se “”nuk ka maska, nuk ka trajtime dhe terapi intensive” në Afrikë është e gabuar.

Shqetësimi është i madh pasi disa vende, si për shembull Republika e Afrikës Qendrore ka vetëm një ventilator për të gjithë popullsinë prej 4.6 milionë banorësh.

Megjithatë, Afrika ka disa maska dhe ventilatorë dhe nëse ka mungesa të pajisjeve mbrojtëse apo trajtim për COVID-19, të njëjtin problem ka edhe pjesa e tjetër e planetit.

Pyetja e Dr Mira ishte gjithashtu e gabuar për sa i përket situatës në Afrikë. Gjithashtu ai u shpreh në mënyrë të gabuar teksa bëri lidhjen e të sëmurëve me HIV dhe testimit të vaksinës në Afrikë.

Pse përmendi racizmin dhe kolonializmin drejtori i OBSH-së?

Komentet për punonjëset e seksit, krahas me hamendësimeve të gabuara të Dr Mira për situatën në Afrikë, mund të shpjegojnë zemërimin e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së.

Por Ghebreyesus ishte i pasaktë kur tha se “disa shkencëtarë thanë që vaksinat e reja do të testohen në Afrikë” kur në fakt vaksina e tuberkulozit do të kryhet në Australi dhe në disa vende europiae e me shumë mundësi edhe në disa shtete të Afrikës.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026